FOTOLAJM/ Në fushë jo në ditët më të mira, Armando BROJA nuk kursehet dhe i bën qejfin vetes: Prezanton “bishën” 250 mijë euroshe

Armando Broja nuk po kalon ditët më të mira të tijat në fushën e lojës. Kjo për shkak të mungesës së golit me Shqipërinë dhe minutave të pakta me ekipin e Burnley në Premier League.

Megjithatë, jashtë fushës së blertë, sulmuesi 24-vjeçar nuk kursehet për t’i bërë qejfin vetes. Së fundmi, ai është parë në një foto të publikuar në rrjetet sociale me një makinë luksoze “Lamborghini Urus S”.

Vlera e këtij mjeti është përafërsisht 250 mijë euro. Dhe siç duket qartë, ngushëllimin për performancën jo të mirë që po zhvillon në fushë, Broja e ka gjetur tek makina e re.

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ Gjithnjë e më larg Vllaznisë, dy klubet e Superiores në “luftë” për liderin e shkodranëve

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us