BROJA s’i ndahet Chelseat! Reagimi i veçantë tregon gjithçka, kur shqiptari “çante rrjetën” me londinezët (VIDEO)

Xhevahir Broja, babai i sulmuesit të Kombëtares shqiptare, Armando Brojës, ka bërë një reagim të veçantë në “Facebook”. Ai ka rishpërndarë një nga golat e të birit.

Jo një nga golat e shënuar së fundmi, por kur ishte pjesë e Chelsea. Ky gol daton me vitin 2017, kur sulmuesi që tashmë luan me Burnley, ishte pjesë e akademisë së “Bluve të Londrës”.

Babai i tij, Xhevahiri, duket ta ketë mendjen akoma te skuadra londineze. Kujtojmë se Broja u shit përfundimisht nga Chelsea te Burnley, për 20 milionë euro, në verën që lamë pas.

Postimi i babait të Armando Brojës

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Trajneri Klafuric me “luks” zgjedhjesh te Tirana, bardheblutë gradojnë edhe “djemtë e shtëpisë”

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us