“PD është bërë kënetë”, Kadilli: Lëvizja e Salianjit? Është personale, të tregojë me kë e ka luftën!

Ish-deputeti i PD-së, Fatbardh Kadilli ka komentuar foltoren që ka nisur Ervin Salianji.

Ai pohoi në programin e drekës në News24 se nuk është lëvizje politike, por një ngjarje për interesa personale.

“Nuk shoh një lëvizje politike. Janë ngjarje, siç ishte gjesti, ku u pi një kafe mes demokratëve dhe një takim në Durrës me pjesëmarrje të konsiderueshme. Aq sa kënetë është bërë PD, dhe kjo mirë i bën. Por nuk shoh aksion politik, pasi mbivendoset interesi i një kostumi personal mbi interesin e partisë.

Nëse kanë luftë me Flamur Nokën apo Këlliçin apo të tjerë, ta thonë se me kë e kanë. Dobi publike ka çdo zhurmë, pasi demokratët do të ngrenë çdo pikëpyetje. Kjo është lojë, bisedë për karrierë. Pra se si bëhet karrierë në politikë.

E kemi diskutuar, mirë është që të ketë rregulla të tilla. Politika nuk bëhet përmes statutit. S’do e pranoja diçka që nuk bëhet me statut. PD duhet riformatuar. Është mentalitet bolshevik që kur ti flet kundër, përjashtohesh nga kryetari”, tha Kadilli.

Lajme të tjera |  Shtyhet gjyqi! Veliaj dhe Xoxa mungojnë në GJKKO, edhe avokati Ndreca nuk paraqitet, gjobë 50 mijë lekë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us