Bardhi takime në Kongresin Amerikan me përfaqësues republikanë e demokratë: Shqipëria, krenare që ka një aleat të çmuar si SHBA

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, ka ndarë në rrjetin social facebook një mesazh nga takimet me përfaqësues republikanë dhe demokratë në Capitol Hill, në Washington.

“Është gjithmonë kënaqësi të jesh në Kongresin Amerikan, ku kisha mundësi të diskutoja me përfaqësues republikan dhe demokrat.

SHBA mbetet lider botëror në garantimin e paqes, sigurisë dhe demokracisë në botë. Shqipëria është krenare që ka një aleat të çmuar si SHBA”, shkruan Bardhi.

 

Lajme të tjera |  “Presidenti u rrëmbye dhe u tërhoq zvarrë nga 5 policë”/ Gjyqi në GJKKO, Kryemadhi: Dosja ndaj meje dhe Metës bazohet në thashetheme

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us