“Ne s’i njohim as lepurin e Surrelit, as ujkun e Cërrikut”, Manja: PD e ka kthyer Avokatin e Popullit në vend pune. Ju detyroi kush të firmosnit?

Në seancën plenare të sotme në Kuvend, kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, u përplas me deputetët e opozitës lidhur me procedurën e përzgjedhjes së Avokatit të Popullit, pas kërkesës së tyre për të tërhequr mbështetjen për të 26 kandidatët.

Kemi shpallur afatin 20-ditor, kemi administruar 26 kandidatura, kemi vlerësuar nëse janë në rregull, kemi dëgjuar të 26 kandidatët, morëm kohën dhe në mbledhjen e datës 17 nëntor, Komisioni për Çështjet Ligjore ka miratuar kandidatët që vlerësoheshin se plotësonin kushtet. Deri në datën 2 dhjetor vendosëm, sepse deri në këtë moment nuk je kandidat po nuk erdhe në seancë, 26 kandidatët e listës të mbledhin 28 firmat. Ia kemi sjellë deputetëve. Është e vërtetë që në vendimin e komisionit shprehet se një deputet mbështet me firmë vetëm një kandidat. Por nuk më dëgjuat! Jua thashë. Ata që janë juristë e dinë se vendimet e komisionit janë akte proceduriale, por nuk janë akte normative. Nuk e kufizon vullnetin e një deputeti për të dhënë më shumë se një firmë.

Lajme të tjera |  "Ose të hedhin Ramën nga kati i tretë ose të hyjnë në politikë..." - Demalia tregon si mund të rrëzohet qeveria nga protestuesit

Nuk e respektuat! Dhatë 360 firma, nëse do kishit zbatuar atë që thashë unë dhe kolegët e mi, ju do kishit sjellë në Kuvend një kandidat e gjysmë, se aq firma keni ju. Pse dhatë 360 firma? Ju detyroi kush të firmosnit? Jo! Komisioni i Ligjeve nuk është prokurori, nuk bën hetime. I kanë depozituar firmat: Adriana Kalaja 44 firma, Aranita Brahaj 34 firma, Besim Ndregjoni 34 firma, Endrit Shabani 35 firma… Tërësisht brenda afatit të përcaktuar në vendimin e komisionit. Çfarë ndodhi? Disa kandidatë i sollën firmat jashtë afatit..”, tha Manja.

Ai akuzoi opozitën se përpiqet të ndryshojë rregullat pas mbylljes së afatit, duke deklaruar se tërheqja e firmave më 9 dhjetor “nuk ka asnjë efekt juridik”.

“Tërheqja e firmave pas afatit të 2 dhjetorit bie ndesh me parimin e sigurisë juridike. Nuk mund të firmosni në mëngjes dhe tërhiqeni në darkë, kjo krijon kaos,” deklaroi Manja, duke shtuar se komisioni nuk ka kompetencë hetimore dhe se çdo firmë e depozituar brenda afatit është e vlefshme.

Lajme të tjera |  Berisha publikon akuzat e eurodeputetit: Rama përdor familjarët për të nxjerrë para jashtë

Manja ironizoi Partinë Demokratike që e cilësoi Endri Shabanin si ‘lepuri i Surrelit’.

“Ne nuk njohim as lepurin e Surrelit, as ujkun e Cërrikut. Këto i dini ju. Ju e keni kthyer Avokatin e Popullit në vend pune” – tha Manja.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us