Largim i papritur nga Al Ittihad? Futbollisti bën “lëmsh” rrjetin: Mirupafshim!

Sulmuesi francez, Karim Benzema i cili luan për skuadrën arabe të Al Ittihad, është vënë në qendër të spekulimeve për një largim. Kjo mbështetur edhe nga fakti se kontrata e tij skadon në verën e vitit 2026, dhe akoma nuk është zyrtare nëse klubi i ka ofruar atij një zgjatje kontrate ose jo.

Nga ana tjetër “zhurmë” me qëllim po krijon edhe sulmuesi Benzema, pasi ka bërë një postim në rrjetin e tij social “Instagram”, të cilin e ka shoqëruar me shkrimin: Mirupafshim!

Edhe pse asgjë nuk është konkrete, një rikthim te Lyon shihet si një skenar që vetë Benzema nuk do ta refuzonte, veçanërisht nëse situata e tij në Arabinë Saudite mbetet e paqartë.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Dështoi në Botëror, Federata shkarkon trajnerin e kombëtares

 

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us