Braho u zgjodh drejtuesi i ri i SPAK me 7 vota, Berisha: U zbatua Kushtetuta! Trupa e KLP është mizogenike! Urimi i kryeministrit? Kërkoi mëshirë

Për kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha zgjedhje e drejtuesit të ri të SPAK, Klodian Braho u bë në përputhje me Kushtetutën.

Komenti i dytë ishte se aty ishte dhe një zonjë, çka tregon se ajo trupë e KLP është mizogenike, nuk i dhanë asnjë votë.

Ishte një zonjë, ajo nuk shkoi vetë. Aty në KLP e dërguan komisioni i Skapit. Shkoi atje dhe dy tre zonja që ishin në KLP nuk menduan ti jepnin një votë, e nxorën pa vota. U zgjidh në përputhje me Kushtetutën në dallim nga paraardhësi”, tha Sali Berisha.

Lajme të tjera |  “Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët”, Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet!

I pyetur për nje koment ne lidhje me urimin qe kryeministri Rama i bëri Klodian Brahos, Berisha tha: “Lexo pak si e lexoi, mëshirë mëshirë mëshirë…”.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us