E ndriti Shabani

Nga Arben Rrozhani

Prej disa ditësh mallkohet Endrit Shabani pse mori firmat e PD-së së Sali Berishës dhe votat e PS-së së Edi Ramës për t’u bërë Avokat i Popullit. Fabula është që një i akuzuar si sorosist ka marrë pëlqimin e dy partive të mëkuara me paratë e Sorosit në kohë të ndryshme dhe që nuk ka bërë asgjë më shumë se çdo i zgjedhur tjetër në krye të institucioneve të (pa)varura të vendit: të marrësh lejen nga dy parti që vendosin kush të bëjë hajër ose të degdiset, si leksion për çdokënd që ëndërrojë jetën në atdhe.

Endrit Shabani ka luftuar për këtë ditë. Përdori shoqërinë civile për të denoncuar publikisht një nga koncesionet gjakpirëse dhe me të fitoi kredo politike.

Lajme të tjera |  36 bashki apo më shumë?

Pastaj u hodh edhe më gjerë në provën politike, duke përdorur si kalë beteje Adriatik Lapajn që sot proteston me karrike te kryeministria, për të marrë mbështetjen e mbi 80 mijë shqiptarëve si partia që do të thyente në mes sistemin bipartizan.

Endrit Shabani sot është Avokat i Popullit, këtij populli që e meriton qeverinë dhe opozitën që ka, sepse, ndryshe nga çdo popull në rajon e më gjerë, nuk është një bashkësi demokratike që lufton për dinjitet dhe përparim, por është ndarë në popull i PS-së në shumicë dhe popull i PD-së në pakicë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us