Pano Qirko s’ka frikë Flamurtarin, “mesazh” të qartë sulmuesit: Nuk të druhem

Java e 16-të e Superiores, vë përballë Partizanin dhe Flamurtarin, në një ndeshje e cila do të luhet në orën 16:30, në “Arenën e Demave”. Një sfidë kjo e cila pritet të mos jetë e “qetë” pasi të dyja ekipet zbresin në fushë për të marrë 3 pikëtt

Për rëndësin e sfidës dhe “pasiguritë” e së nesërmes ka folur edhe portieri i Partizanit, Pano Qirko. I pyetur gjatë konferencës për shtyp rreth sulmuesit Maksuti, ai u shpreh se e vlerëson por nuk e step aspak prania e tij në fushë.

Ndërsa sa i përket ekipit të tij, Qirko  i di pikat e forta të skuadrës ku thekson mbrojtjen, pa anashkaluar faktin se mbi të gjitha lojtarët jan këmbë në tokë.

Lajme të tjera |  Autor i 8 gola dhe 4 asisteve në Botëror, por u zhgënjye në finale! Leo Messi REAGON për herë të parë: Të krenohemi që arritëm dy herë radhazi deri këtu

“Mendoj se ndeshjet gjithmonë janë të vështira. Besoj se Shqipëria ka sulmues të mirë. Sulmuesi Maksuti është lojtar i mirë,  por nuk i druhem, sepse jam shumë i lumtur edhe me pjesën difensive të ekipit. Kemi bërë shumë ndeshje dhe kemi treguar që jemi solid. Mendoj se këtë përballje nuk kemi euforinë e ndeshjes derbi, jemi me këmbë në tokë dhe besoj se çdo gjë funksionon”, ka thënë portieri i Partizanit.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us