Armando Broja duket se ka fituar një vend titullari në radhët e skuadrës së Bërnlit. Paraqitja e tij ndaj Njukasëll ka bindur plotësisht trajnerin Skot Parker, i cili e ka përzgjedhur përsëri në 11-shen e parë në Premier Ligë.
Trajneri lavdëroi Brojën për paraqitjen e tij dhe theksoi se po shihej forma më e mirë e sulmuesit me atë që i ofronte ekipit. Kësisoj, ai i ka besuar një fanellë titullari sot në duelin ndaj ish-skuadrës së tij, Fullhemit, e cila e huazoi por nuk i besoi sulmuesit të Kombëtares shqiptare duke e hedhur në fushë me pikatore.
FORMACIONET ZYRTARe






