Përplasje mes policisë dhe protestuesve të Lapajt para Kryeministrisë

Protesta e ditës së shtunë para Kryeministrisë, e organizuar nga Adriatik Lapaj ka nisur menjëherë me përplasje me Policinë e Shtetit.

Protestuesit janë përleshur me efektivët të cilët nuk lejojnë vendosjen e një gjeneratori aty.

Policët janë përplasur me njerëzit e pranishëm në protestë dhe me vetë Lapajn, siç shihet nga video e publikuar prej vetë kreut të Shqipëria Bëhet në llogarinë e tij në Facebook.

Prej disa ditësh, Lapaj është vendosur para Kryeministrisë dhe kërkon dorëheqjen e Edi Ramës, ndërsa u ka bërë thirrje njerëzve t’i bashkohen në këtë protestë.

Lajme të tjera |  "Tani jam në pension” - Ish-deputeti demokrat tregon si e flakën nga PD: U përplasa ashpër me Flamur Nokën

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us