Penalltia “fantazmë”, trajneri Ardian Nuhiu e ka me arbitrin: Më vjen keq për…

Teuta dhe Tirana kanë barazuar mbrëmjen e sotme, në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana”, përfundoi me shifrat 1-1. Pas këtij dueli ka folur trajneri i bardhebluve, Ardian Nuhiu.

“Mua më takon pjesa taktike. Dua të përgëzoj futbollsitët për shpirtin e garës. Mënyrë perfekte përsa i përket anës taktike. Më vjen keq për episodin, vlerësojeni veë, s’dua të komentoj penalltitë apo arbitrat. Por, më vjen keq për futbollistët pasi lanë zemrën në fushë.

Ndryshimet në sistem? Normalisht studiojmë kundërshtarin, shohim mënyrën se si luan. Mënyra më e mirë për t’iu përgjigjur Teutës ishte sistemi që paraqitëm në fushë. Kjo më jep të drejtë sepse kundërshtari nuk na rrezikoi në asnjë moment. Është implementuar mirë nga futbollistët, nga mënyra si mbuluan dhe si ishin të kujdesshëm, por edhe rikuperimet e topave”, tha Nuhiu.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Vllaznia i “pret krahët” trajnerit Edi Martini, i largon “benjaminin” nga skuadra! Nuk shpëton as mesfushori titullar

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us