Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat tha se me veprimet që PS bëri për të zgjedhur Endrit Shabanin si Avokat të Popullit shkatërroi çdo mundësi bashkëpunimi me opozitën.
“Për sa i përket deklaratës së Taos, apo Taulant Begoyarisit, dua të them vetëm kaq. Partia Demokratike nuk ka njohur zgjedhjet, ka arritur për herë të dytë në historinë e pluralizimit damkosjen ndërkombëtare të tyre, duke paraqitur qindra e mijëra fakte.
Shumë shpejt do të paraqesim në publik botimin tonë prej 1500 faqesh, për dhunën, grabitjen, farsën zgjedhore 2011. PD me gjithë këtë u angazhua në një proces, duke menduar se, në mbështetje të rekomandimeve të OSBE-ODIHR, do mund të bëheshin disa ndryshime për përmirësimin e kuadrit zgjedhor, me bindjen absolute se çdo ndryshim nuk bën të mundur zgjedhje të lira, për sa kohë Edi Rama të jetë në pushtet. Jo. E njëjta gjë për reformë territoriale…
Por me aktin që kryen me Avokatin e Popullit, shkelmuan çdo parim të bashkëpunimit minimal. Çdo parim të bashkëpunimit minimal. Edi Rama zgjodhi avokat njeriun e tij. Njeriun që hynte e dilte, bënte pazare në zyrën e tij dhe kjo është e padiskutueshme”, tha Berisha.





