“PD s’mund të mbajë peng reformat”, ironizon Balla: Emocionet do t’i kalojnë pas gjelit të detit dhe bakllavasë

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka reaguar pas mbedhjes së sotme të socialistëve, teksa ka ironizuar qëndrimet e fundit të PD, pasi Berisha paralajmëroi bojkot në reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale. Në një proncim për mediat, Balla kërkoi reflektum nga ana e demokratëve, duke theksuar se PD nuk mund të mbajë peng 2 reformat. Balla ironizoi PD, duke thënë: “Është një vendim emocional, në kushtet e javës së kaluar, por besoj do ti kalojnë emocionet pas gjelit të detit dhe bakllavasë”

“Jemi në një moment vendimtar sa i takon anëtarësimit në BE. Synimi është të mbyllim procesin brenda 2027. Dua të jem i qartë sot me publikun sa i takon pozicionit tonë, një pozicion që e kam bërë me dije edhe kolegëve të PD, se kushte, kërcënime, shantazhime, me histori komisionesh apo votimesh në Kuvendin e Shqipërisë ndaj PS nuk ka. Me historinë që ne ikim, nuk vijmë dhe votojmë ata të shohin punën e vet ne punën tonë. Ne do të presim reflektim nga ana e tyre është një vendim emocional, në kushtet e javës së kaluar, por besoj do ti kalojnë emocionet pas gjelit të detit dhe bakllavasë dhe në janar me fillimin e sesionit të ri ti rikthehen punës. në rast se nuk do ta bëjnë një gjë të tillë. Por e them sot se ata e prishin dakordësin për të mos marrë pjesë në komision, ne e prishim dakordësinë për të ndryshuar shumicën në të dy komisionet. Nëse mendojnë se mund të marrin peng komisionet, atëherë ne do respektojmë vullnetin e shqiptarëve., Pakica nuk e merr dot reformën.”,tha Balla.

Lajme të tjera |  Video/ Para me thasë nga Posta Shqiptare në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet!

Balla komentoi edhe zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokat i Popullit, teksa i uroi atij suksese dhe e cilësoi si zgjedhjen më të mirë që mund të ishte bërë. Sipas Ballës, mazhoranca votoi kandidaturat e PD-së dhe sa i përket konflitit të tyre për firmat, ai u shpreh se fajin e ka vetë opozita.

“Endrit Shabanit i uroj shumë suksese. Avokati i Popullit duhet të zgjidhet nga votat e mazhorancës. Ky është rasti më i mirë i zgjedhjes së Avokatit të Popullit. Kjo sepse kandidaturat ishin propozuar nga Partia Demokratike. Unë kam thënë se kandidati nuk do të jetë i Partisë Socialiste. Unë kam thënë se ne do votojmë një nga kandidaturat që solli opozita. Adriatik Lapajt nuk i jap kurrë përgjigje. Për mosdakordësinë mes tyre, fajin e kanë vetë.”, theksoi a

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us