Avokatja Adriana Kalaja, në një lidhje direkte me studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, e cilësoi protestën e 22 dhjetorit si “paradën e radhës së Partisë Demokratike”.
“Nuk ka nevojë për foltore të dytë, as të tretë e as të pestë. Ne si opozitarë duhet të mendojmë për strategjinë për të rrëzuar Edi Ramën. U bë një mbledhje ku temë diskutimi ishte vetëm protesta dhe në protestë do të vazhdojë parada e përhershme, do dalin 5-6 veta aty dhe do thonë gjërat e përhershme”, tha Kalaja.
Ajo kujtoi se në foltoren e parë ishin 16 mijë vetë sepse “ishte dëshira për të ndryshuar dhe për ta ngritur demokratin në nivelin e opozitarit”.
“Kështu që, unë do të vazhdoj luftën përballë padrejtësisë, por edhe PD-ja duhet t’i thërrasë mendjes dhe të pyesë veten nëse ka nevojë për ndryshime në strukturë. Patjetër që ka nevojë”, shtoi më tej Kalaja.





