Tërmet në detin Adriatik, pranë brigjeve kroate, lëkundjet ndihen në të gjithë rajonin

Një tërmet i moderuar me magnitudë 4.4 është regjistruar në detin Adriatik, pranë ishullit Mljet, në Kroaci, në orët e vona të mbrëmjes së së mërkurës, më 17 dhjetor 2025.

Sipas të dhënave paraprake, lëkundja sizmike ka ndodhur në orën 23:07 sipas kohës lokale (GMT +1). Thellësia e tërmetit nuk është përcaktuar ende, por dyshohet se ka qenë e vogël, çka ka bërë që ai të ndihet më fort në zonat pranë epiqendrës.

Tërmeti është ndjerë gjerësisht në rajon. Autoritetet nuk raportojnë për dëme materiale apo persona të lënduar.

Lajme të tjera |  Gjirokastra, destinacion elitar i turizmit shqiptar, Sula: Inspektorët do të pajisen me kamera inteligjente

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us