E PABESUESHME/ 11 vite pritje, Ernest Muçi gati të bëjë MREKULLINË në Turqi

Ernest Muçi po përjeton një periudhë të jashtëzakonshme te Trabzonspor, duke lënë gjurmë në historinë e klubit brenda një kohe shumë të shkurtër. Një start i tillë ishte i vështirë të parashikohej, sidomos pas një faze jo pozitive që lojtari kishte kaluar më herët te Besiktas.

Futbollisti shqiptar ka realizuar 6 gola në 4 ndeshjet e fundit të kampionatit, duke gjetur rrugën e rrjetës në çdo takim radhazi. Kjo seri e ka vendosur Muçin shumë pranë një rekordi të rëndësishëm në klubin turk.

Para 11 vitesh, sulmuesi Paulo Henrique kishte shënuar në 5 ndeshje radhazi me fanellën e Trabzonspor. Muçi aktualisht ndodhet në kuotën e 4 takimeve dhe nëse shënon ndaj Genclerbirligi, do të barazojë rekordin, pavarësisht se nuk aktivizohet si sulmues qendre

Lajme të tjera |  “Trajneri i ri është shumë rob i mirë", Kristjan Asllani pas humbjes me Izraelin: E ardhmja? Besiktas ka të drejtën e blerjes, por...

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us