ZYRTARE/ 5 milionë euro, sulmuesi braktis SHBA-në për t’u bashkuar me mesfushorin e Shqipërisë

Osman Bukari nuk do të jetë më pjesë e Austin FC në SHBA. Sulmuesi 27-vjeçar ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij në MLS, për të nisur një të re në elitën e futbollit polak.

Bukari ka firmosur me Widzew Lodz, ekip me të cilin do të bashkohet më 26 janar të vitit 2026. Ky transferim i ka kushtuar klubit polak 5 milionë euro, ndërsa vetë futbollisti ka firmosur kontratë 2-vjeçare, me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit.

Kujtojmë se tek Widzew Lodz, ganezi do të gjejë mesfushorin e Shqipërisë, Juljan Shehun.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Ish-sulmuesi i Laçit dhe Kombëtares Shpresa, Bullari surprizon me të ardhmen dhe prezantohet te…

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us