Putin provokon Erdoganin? Droni rus bie në Turqi, forcat ushtarake në alarm. Detaje nga incidenti

Rrëzimi i një droni pranë një fushe djerrë në Balıkesir të Turqisë, ka ngritur nëse pas tij fshihet Kremlini, dhe një përpjekje e presidentit rus Vladimir Putin për të testuar durimin e homologut turk, Recep Tayyip Erdogan. Mjeti pa pilot është dërguar në Ankara për analizë teknike, teksa po hetohet mundësia që origjina e tij të jetë ruse pas një aksidenti të ngjashëm në İzmit një ditë më pare.

Mediat atje raportuan se gjatë ditës së djeshme ka rënë në shtetin turk një dron i prodhimit rus, i identifikuar si mjet i zbulimit rus Merlin-VR – një platformë ISR (Intelligence, Surveillance, Reconnaissance) me rreze të gjatë veprimi dhe me nivel të ulët zhurme.

Lajme të tjera |  Rama shpjegon Paketën e Maleve nga Thethi: Me 1 euro, merrni hipotekën e tokës së të parëve tuaj

Ky dron ka aftësinë të mbulojë distanca deri në 600 kilometra dhe ka autonomi fluturimi prej rreth 10 orësh, cka e bën tejet efikas për grumbullimin e informacionit në distanca të largëta.

Merlin-VR lëshohet përmes një katapulte dhe rikuperohet duke përdorur një parashutë, e kjo e bën të përshtatshëm për operacione të ndryshme dhe terrene të vështira.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us