Duel shqiptarësh në Turqi, Rashica mposht mesfushorin e Kombëtare (NOTAT)

Dueli mes Besiktas dhe Rizespor, i cili ishte i vlefshëm për javën e 17-të të Superligës turke, u mbyll me rezutatin 1-0, në favor të skuadrës së sulmuesit shqiptar, Milot Rashica. E pikërisht ishte goli i shënuar nga Rashica në minutën e 64-të i cili i dha fitoren ekipit të Besiktas.

Duke treguar një paraqitje të mirë në aspektin individual, futbollisti shqiptar ka notën e dytë më të lartë sa i takon vlerësimeve të “SofaScore”. Rashica është vlerësuar me 7.4 duke u bërë kështu i dyti pasi me 7.5 është vlerësuar qendërmbrojtësi, Gabriel Paulista sa i takon skuadrës së tij.

Por me një notë të tillë, Rashica kalon edhe mesfushorin tjetër shqiptar, Qazim Laçin të cilin e kishte rival në fushë sot. “SofaScore” e ka vlerësuar Laçin me një notë prej 6.7.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Çudia para finales me Spanjën! Fernandez qan, Mesi befason me fjalët nga dhoma e zhveshjes: Harroni çfarë ndodhi

 

 

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us