Altin Dumani i dorëzoi sot zyrtarisht detyrën kreut të ri të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Klodian Braho.
Në një fjalim shkurt, Dumani tha se sot mbyll një nga kapitujt më sfidues në karrierën e tij profesionale. Ai u shpreh se gjatë detyrës së tij është ndeshur edhe me presione, por theksoi se ka punuar me profesionalizëm dhe përgjegjshmëri.
“Sot mbyllet një kapitull që ka qenë ndër më sfiduesit në karrierën time. Ka qenë privilegj, por edhe përgjegjësi. Jemi ndeshur me presion të mëdha.
Kemi punuar me profesionalizëm. Sot SPAK është më i besueshëm. Ju falenderoj për përkushtimin dhe sakrificat. Ju shpreh mirënjohjen partnerëve tanë”, tha Altin Dumani.
Dumani: Para se t’ia lë fjalën z. Braho, më lejoni të them dy fjalë. Sot mbyllet një ndër kapitujt më sfidues të karrierës sime si prokuror. Në çdo jap kemi punuar me integritet e profesionalizëm. SPAK është më i fortë dhe i konsoliduar se më parë. Ky është rezultat i punës së të gjithëve. Dua t’ju falënderoj përzemërsisht për përkushtimin, integritetin dhe sakrificat tuaja.
Gjithashtu u shpreh mirënjohjen time partnerëve ndërkombëtare që kanë qenë pranë nesh në çdo hap. Një falënderim i veçantë për publikun shqiptar, besimi i tij ka qenë forca jonë më e madhe. I uroj shumë suksese z. Braho në detyrën e re dhe kam bindjen se ai do të mbështetet në historikun 6-vjeçar.





