Do të mbyllin vitin ndaj Dinamos, Partizani bën NJOFTIMIN e rëndësishëm para derbit

Partizani do të presë në shëpi skuadrën e Dinamos, për të bërë mes tyre llogaritë e derbit. Përballje kjo që do të luhet ditën e nesërme në “Arenën e Demave”, duke nisur që nga ora 18:00.

Sfidë kjo e vlefshme për javën e 18-të të kampionatit, e cila përkon edhe me të fundit për fazën e dytë të Superiores. Pikërisht për këtë takim, klubi i kuq ka nxjerrë në shitje biletat.

Çmimet e tyre variojnë nga 300 lekë në tribunën C deri në 3000 lekë në tribunën VIP. Të gjithë tifozët e interesuar për të parë nga afër këtë përballje, biletat mund t’i blejnë online, por edhe pranë pikës së shitjes të stadiumit “Selman Stërmasi” çdo ditë, ora 10:00 – 18:00. Të martën ditën e ndeshjes biletat i gjeni edhe pranë stadiumit “Arena e Demave”.

Lajme të tjera |  Botërori “përmbys” pankinat! Ja 15 trajnerët e “rënë” që nuk do të rikthehen më te skuadrat e tyre (LISTA)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us