Alimehmeti tregon skenarin e tubimit të opozitës: Duhet revoltë popullore

Anëtari i Këshillit Kombëtar demokrat, Ilir Alimehmeti tha se protestat duhet të shndërrohen në revolta deri në largimin e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama.

“Protesta kombëtare që zhvillohet sot është një tubim ku duhet të marrë pjesë kushdo për të mirën e këtij vendi. Nuk ka ditë që të mos ketë skandale, këto duhet të ndalen por nuk ka si ndryshe, përveccse nga rotacioni politik dhe largimi i PS nga qeverisja

Të gjitha segmentet drejtuese të PS janë të kapur me disa shifra që nuk i imagjinonim më parë, shifra që cenojnë sigurinë kombëtare, sigurinë e vendit. Sot diskutohet edhe cilësia e punimeve nëse veprat ku kalojmë janë të sigurta, ku kalojmë me familjet tona – apo jo.

Lajme të tjera |  Erion Braçe ankohet për sulmet me vezë ndaj deputetëve: Pak kohë më parë këtu të vrisnin po të dilje në protestë, tani...

Pavarësisht bindjeve politike, sot duhet të vijnë në protestë. Përkundrejt korrupsionit të qeverisë, vjedhjeve, duhet të jemi të gjithë bashkë.

Unë nuk besoj tek protestat e thjeshta, por tek protestat e forta, duhet të ketë një revoltë popullore. Ne e dimë që njerëzve u ka shkuar në majë të hundës me këtë qeverisje, por kjo do edhe demonstrim”, tha Alimehmeti në studion e News24.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us