Armando Broja ka arritur të shënojë në takimin Bornmouth-Burnley. Sulmuesi shqiptar mbylli thatësirën duke realizuar një gol shumë të bukur në minutën e fundit për t’i dhënë fund edhe krizës së klubit tw tij, që vinte pas 7 humbjeve radhazi. I ftuar në “Mega Sport” nga Altin Sulçne në A2 CNN, gazetari i njohur Dëfrim Methasani, u shpreh me superlativa për talentin shqiptar.
“Është një rikthim i madh ky i Brojës. Është një gëzim jo vetëm për Brojën, por edhe për Kombëtaren Shqiptare, për sportdashësit shqiptar dhe për të gjithë ne. Është një aset, lojtarë të tillë me cilësi të tilla janë të rrallë. Më kujton Arben Mingën ndonjëherë që me atë hapin gjigand që kishte, të linte targën, Broja të lë targën. Vetëm dëmtimet e kanë lënë mbrapa”, tha Methasani





