Gazetarja Ola Xama, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka shpjeguar se si Bankers Petroleum po shpëton nga pagesa e një gjobe të majme, pas veprimeve të zyrtarëve shqiptarë dhe ligjit të fundit për fshirjen e detyrimeve tatimore dhe doganore. Sipas Xamës, Bankers pritet të përfitojë nga Paketa Fiskale, që amniston gjobat e marra në vitet e shkuara.
“Ka qenë viti 2011-2012 dhe 9 muaj të 2013, që nisi një skemë shumë e madhe e shpërndarjes së naftës pa cilësi dhe pa paguar taksën e akcizës, ose kontrabandë, që ndyrshe ishte holluesi, solari, dylienti, naftë e cilësisë më të dobët, që përdoret për nevoja teknologjike të shpimit të puseve, duke qenë se nafta nëntokë është e rëndë, ka nevojë për presion që të nxjerrë në sipërfaqje naftën që prodhon Bankers në Patos Marinzë.
Dyshohet se nafta hidhej në treg, ka dëmtuar makianat tona dhe ka favorizuar shumë nga kompanitë, dy prej kryesoreve, që janë sot dominante në tregun e shpërndarjes së karburanteve për të shitur naftë pa cilësi dhe pa taksa.
Jo vetëm nuk ka paguar taksa, por ka ndihmuar edhe kompani të tjera të mos paguajnë taksa, ka dëmtuar edhe mjetet tona.
Socialistët e kishin, Braçe e ka patur në qendër të denoncimeve, kur ishin në opozitë, në vitin 2013, me paketën fiskale, bëhet një propozim te ligji i akcizës që për çështjen e solarit, ose holluesit, Bankers të paguante akcizën, kompanitë e tjera të mos kishin mundësi ta merrnin.
U ra dakord që të ndryshohej edhe kontrata koncesionare me Bankers. Vjen muaji prill dhe Bankers nis të gjejë një shfrytëzim ligjor, dhe e blinte nga Armo holluesin, nuk paguante sërish akcizë.
Bankers duhet të paguante akcizën dhe nuk e ka paguar akcizën sepse gjeti një artificë ligjor. Këtu shkoi në gjykatë dhe merr sigurim padie, nënkupton të mos ekzekutohet gjoba. Kur e fiton në shkallë të parë Bankers, pala shqiptare e ankimon dhe apeli e rrëzon sigurimin e padisë. Në 2017 ministër financash ka qenë zoti Ahmetaj dhe zv/ministër zoti Luci, ka qenë edhe zonja Helga Vulaj dhe me porosi të zonjës Vukaj, i dërgohen dy shkresa degës së doganës së Fierit dhe i thonë, nuk do të thotë se jemi në gjyq dhe ju mos vendosni detyrimet për akcizën, madje nuk përmbushim dot parashikimet buxhetore. Këta dy ministra thonë vazhdoni t’i vini detyrimin. Në 2019, shkon përfundimisht dhe i vendoset detyrim 30 mln euro dhe pastaj penalitete, 90 mln euro gjoba. Në total 120 mln euro. Në fund të 2019 ndryshon qeveria.
Fitohet në gjykatën administrative çështja nga Bankers, por fitohet në vitin 2022. Në 2019 kemi shkresë të zonjës Belinda Balluku, që ishte autoriteti kontraktor, që i kërkon Anila Denajt, ministre e financave, që u kërkoi doganave të Fierit të pezullojnë vendimin për të ekzekutuar gjobën sepse kompanai ka të drejtë, është legjendë urbane kjo çështja e holluesit, këtu në fakt ia fut vetes. Denaj merr një vendim të paprecedent, i thotë degës së doganave, që pezulloni ekzekutimin e gjobës.
Në vitin 2022 shteti shqiptar humb në apel dhe e ankimon në Gjykatën e Lartë, e fiton çështjen, madje edhe në Kushtetuese.
Nga viti 2022, askush nuk ka bërë asgjë, derisa SPAK shkoi në ministrinë e Financave, të sekuestronte praktikën. Kemi në shtator shkresë të Petrit Malaj, që i thotë doganave ekzekutoni gjobën.
Bankers ka ankimuar sërish në gjykatë dhe thotë është parashkruar.
Parlamenti sapo ka kaluar një ligj për faljen e detyrimeve tatimore dhe doganore. Gjoba 90 milionë euro fshihet dhe pagesë përgjysmë e detyrimit, vetëm 15 mln euro të akcizës.
Praktikisht ka edhe një javë kohë, që nëse dega e doganave nuk arrin të ekzekutojë gjobën, nga 1 janari ligji ka hyrë në fuqi dhe Bankers fiton”, tha Xama.





