DREJTËSIA/ Rama: Ka ca të tjerë që shajnë prokurorët e SPAK me libër shtëpie, por…

Kryeministri Edi Rama teksa foli për drejtësinë, u ndal tek dy institucione të rëndësishëm si KLGJ-së, që dëgjohen të flasin publikisht vetëm kur reagojnë ndaj tij.

Ndërsa për tema, që sipas Ramës janë me rëndësi, ata nuk flasin.
Rama: Paraburgimi duhet të ishte temë kryesore e KLGJ, qeveria e gjykatave, duhet të ishte temë e KLP. Keni dëgjuar ju të ngrihen ndonjëherë për ndonjë problem publik. E vetmja herë kur unë shoh ata të dëgjohen publikisht është kur reagojnë ndaj meje. Ndërkohë janë ca të tjerë që shajnë me libër shtëpie prokurorët e SPAK unë nuk kam parë ndonjë këshill të reagojë. Por unë jam mësuar me këto, ‘ça nuk të vret të forcon’, e kam të provuar vetë ketë. E citoja nga Niçja tani e kam me provë. Mua personalisht kjo zhurmë e madhe tenxheresh që krijon një ide që kushedi çfarë po ndodh më duhet një palavi e neveritshme, por nuk me impresionon për punët reale dhe gjërat serioze që do bëjmë.

Lajme të tjera |  Rama shpjegon Paketën e Maleve nga Thethi: Me 1 euro, merrni hipotekën e tokës së të parëve tuaj

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us