ZYRTARE/ Largim “BOMBË” nga Vllaznia, shkodrani i jep lamtumirën ekipit

Kristi Qarri nuk do të jetë më pjesë e Vllaznisë. Portieri shkodran ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij me ekipin kuqeblu, teksa diçka të tillë e ka njoftuar vetë në rrjetet sociale.

“Sot dua t’ju njoftoj se rrugëtimi im me KF Vllaznia përfundon këtu. Pas shumë vitesh të kaluara së bashku, kam marrë vendimin të nis një kapitull të ri në karrierën time”, shkruan ndër të tjera 25-vjeçari.

Kujtojmë se Qarri ka qenë pjesë e Vllaznisë që prej vitit 2015, tek ekipi U15, për të luajtur më pas me çdo skuadër zinxhir, deri tek A. Tashmë mbetet lojtar i lirë në tregun e transferimeve, duke pritur aventurën e re.

ZYRTARE/ Largim “BOMBË” nga Vllaznia, shkodrani i jep

 

Lajme të tjera |  Botërori “përmbys” pankinat! Ja 15 trajnerët e “rënë” që nuk do të rikthehen më te skuadrat e tyre (LISTA)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us