Berisha: Rama duhet të ikë ose do të përballet me zemërimin e shqiptarëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, thotë se viti 2025 është viti në të cilin u vodhën më shumë se kurrë nga qeveria “Rama”. Në konferencën e fundit për këtë vit, Berisha tha se qeveria jo vetëm vodhi taksat e qytetarëve, por ka shkatërruar demokracinë në vend.

“Viti 2025 ishte një vit, në të cilin qytetarët shqiptarë u vodhën më shumë se kurrë në 35 vite, më shumë se kurrë në ekzistencën e tyre. Këtë vit shpërthyen në të katër anët ujërat e zeza të regjimit mafioz të Edi Ramës”.

Berisha tha kryeministri Rama po provokon qytetarët duke mbrojtur Belinda Ballukun.

“Në një vendim antikushtetues, antiligjor, në një provokacion të ulët për çdo shqiptar që ka paguar taksat e tij dhe janë vjedhur nga Lubi Balluku dhe Edi Rama, në një provokacion të padëgjuar ndonjëherë, bllokoi kërkesat e prokurorisë me gjykatës të padenjë, të cilët shkelmojnë Kushtetutën njëlloj sikur të ishin organizatë partie e partisë së krimit”

Ramën e akuzon se ka përdorur AKSHI-n për të përvetësuar shuma të mëdha parash.

“Afera e AKSHI-t është afera më multidimensionale që ka shpërthyer ndonjëherë. Te kryebanditi Ergys Agasi, koordinatori privat i Edi Ramës, faleshin ministra, janë të regjistruar, zyrtarët më të lartë të shtetit, disa gjykatës, disa skapistë dhe të tjerë”.

Kryedemokrati thotë se nëpërmjet AKSHI-t Rama ka ushtruar ndikim edhe në kadastrat e vendit.

“Edi Rama, prej pothuaj një viti, ka bllokuar kadastrën nga çdo lloj kontrolli. Dhe për të bllokuar kadastrën ndaj çdo lloj kontrolli, Edi Rama ka përdorur jo vetëm urdhrin ndaj atyre punonjësve, por Edi Rama ka dërguar këshilltarët e tij banditë për të kërcënuar në mënyrë mafioze drejtues institucionesh që kanë për detyrë kontrollin në emër të shtetit shqiptar. Çka tregon se Rumi i vërtetë i kadastrës është Edi Rama me Ergys Agasin dhe bandën e tij”.

Nga selia blu, Berisha bëri edhe një premtim, duke u zotuar se PD do ta mbajë gjatë vitit 2026: “Rrëzimin e këtij regjimi, qeverinë teknike, zgjedhje të reja”.

Ashtu siç e nisi konferencën e fundit për këtë vit që po lëmë pas, Berisha e mbylli me një paralajmërim për kryeministrin Edi Rama: “Prite zemërimin e popullit shqiptar”.

Lajme të tjera |  Rama shpjegon Paketën e Maleve nga Thethi: Me 1 euro, merrni hipotekën e tokës së të parëve tuaj

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us