FIFA merr vendimin “drastik”, Botërori mund të luhet me kritere të reja, pozicioni jasht loje ka ndryshime

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka konfirmuar se një ndryshim i madh në rregullin e pozicionit jashtë loje është duke u shqyrtuar me shumë kujdes përpara Kupës së Botës 2026. Sipas medias “Morocco news”, në këtë mënyrë FIFA i hap rrugë rregullit të ri që u propozua nga Arsen Venger, rreth 6 vite më parë.

Kështu një lojtar do të konsiderohet në pozicion jashtë loje, vetëm nëse plotësisht e ka kaluar lojtarin rival. Gjë e cila nënkupton se nuk do të jetë një pjesë e trupit, që do të vendosë.Ky ndryshim pritet të aplikohet, që në edicionin e ardhshëm pasi presidenti Infantino dha impakt pozitiv.

Në këtë mënyrë priten më tepër gola në vazhdim, në fakt ky ishte edhe synimi i ish-trajnerit Venger, që duke pasur rol në FIFA në vitin 2020, e shfrytëzoi për një risi.

Lajme të tjera |  Maran në “gjurmët” e De Biasit dhe Sylvinhos te Shqipëria! Humbja, “ogur” për të shkruar historinë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us