VIDEO/ Bristol e nis vitin e ri me rekord në Angli, 45 minuta fenomenale nga bomberi i Kombëtares

Bristol City është treguar i “pamëshirshëm” ndaj Portsmouth, duke fituar me shifrat e thella 5 – 0. Serinë e golave e hapi Randell pas 11 minutash lojë. Në të 24 minutë, sulmuesi i Kombëtares Anis Mehmeti dyfishoi shifrat.

Në pjesën e parë të ndeshjes, shqiptari u vlerësua me notën 8.3 sipas “Flashscore”, më i miri në 45 minutat e para. Gjatë fraksionit të dytë, Bristol City shënoi edhe 3 gola të tjerë, dopieta e Amstrong dhe rrjeta e Twine.

Kjo është fitorja më e thellë e Bristol për këtë sezon në Championship. Për Mehmetin, pjesa e dytë pati një rënie. Pas 25 javësh në Championship, ekipi i drejtuar nga Gerhard Struber mban pozitën e 8-të në tabelë.

VIDEO/ Bristol e nis vitin e ri me rekord në Angli, 45 minuta fenomenale
Lajme të tjera |  Myrto Uzuni vijon të mbetet jashtë ekipit, rrezikon “përjashtimin” edhe sulmuesi i Premier League (ARSYEJA)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us