E BUJSHME/ Luan përkrah Nedim Bajramit te Rangers, sulmuesi i Maqedonisë së Veriut pranë kalimit te Dinamo

Sulmuesi i Maqedonisë së Veriut Bojan Miovski u ble gjatë verës për 3 milionë euro nga Rangers, ndërsa ka marrë trajtën e të “padëshiruarit” për trajnerin Danny Rohl. Në një situatë të tillë, largimi i mundshëm po merret seriozisht.

Interes për 26-vjeçarin ka shprehur Dinamo Zagreb sipas “xmksport”. Te Rangers janë në kërkim për të gjetur goleador të mirëfilltë, ndërsa besimi ndaj Miovskit ka prekur fundin te skocezët.

Ekipi nga Zagrebi ka kohë që po e monitoron sulmuesin ballkanas, ndërsa ende nuk kanë ndërmarr hapa konkret. Ekipi i Rangers ka në përbërje sulmuesin shqiptar Nedim Bajrami, sikurse Dinamo Zagreb Arbër Hoxhën.

 

Lajme të tjera |  Disfata e Kombëtares në miqësoren me Izraelin, Mario Mitaj nuk fshihet: Test pozitiv për gjendjen ku jemi, gjërat negative do t'i përmirësojmë rrugës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us