Kur Edi Rama prezantoi qeverinë e re në 11 shtator 2025, një nga momentet që u bë viral në rrjet ishte reagimi i Besfort Lamallarit, sapo kryeministri e caktoi Ministër të Drejtësisë. Në atë moment ai liroi kravatën nga sikleti apo lajmi i papritur që dëgjoi prej Ramës. Disa muaj më vonë, Lamallari ka dhënë një shpjegim për këtë reagim të tij.
“Në fakt e kam ndjekur, është bërë shumë viral si moment. Por ju siguroj se ka qenë shumë origjinale, shumë autentike sepse ndonëse duket gjest i rallë ndoshta në momente të tilla, unë besoj se çdokush që më njeh e di se unë çdo detyrë që më është dhënë e vlerësoj si përgjegjësi shumë të madhe. Ne jemi këtu falë besimit të dhënë nga qytetarët shqiptarë, të cilët presin shumë dhe meritojnë shumë më shumë. Padyshim të qenit Ministër i Drejtësisë do të thotë shumë, përveçse është nderi i jetës dhe është privilegj
Sepse nuk do të thotë pak të rikthesh në shtëpi gra dhe fëmijë që pavarësisht se kanë kryer krime nuk kanë rrezikshmëri të theksuar shoqërore dhe meritojnë padyshim një shans të dytë apo adresimi plotësisht i çështjes së kompensimit financiar për ata që rëndom në Shqipëri njihen si ish-pronarë, por unë mendoj se ata meritojnë të drejtën e tyre. Padyshim lajme të tilla dhe vendime të tilla janë jo vetëm shpërblim i besimit të dhënë nga qytetarët, por një zotim dhe angazhim që vijon dita ditës”, tha ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari në një intervistë për Euronews Albania.





