E bujshme nga Turqia/ Rei Manaj drejt largimit nga Sharjah, mund të rikthehet te…

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar së fundmi në mediat turke. Bëhet fjalë për të ardhmen e sulmuesit të Kombëtares, Rei Manaj.

Sipas medias turke “yenisafak.com”, lushnjari ka dërguar sinjale te Sivaspori përmes menaxherit të tij.

Është bërë e ditur se sulmuesi me përvojë dëshiron të veshë sërish fanellën kuq e bardhë, që luan në Ligën e Parë të Turqisë dhe është larg promovimit në Superligë. Manaj kishte firmosur një kontratë 2-vjeçare me Sharjah FC.

Me skuadrën e Emirateve të Bashkuara Arabe, ish-lojtari i Interit dhe Barcelonës ka zhvilluar 16 ndeshje, duke dhënë kontribut me 6 gola. Vlen të theksohet fakti se për transferimin e sulmuesit shqiptar, Sharjah, pagoi 2 milionë euro.

Lajme të tjera |  Ia “rrëmbeu” Italisë për t’i dhënë debutimin me Kombëtaren shqiptare, Rolando Maran bën “bingo” me talentin e së ardhmes

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us