120 mijë qytetarë të Athinës përdorues kokaine, shifra alarmante u zbulua nga ujërat e zeza

120 mijë qytetarë në Athinë rezultojnë që të jenë përdorues të kokainës. Gjetjet janë zbuluar nga analizat që janë duke u kryer nga institute i epidemiologjisë, në ujërat e zeza të kryeqytetikt grek. Të dhënat e marra kanë nxjerr në pah dhe numrin e lartë të përdoruesve të kokainës, çmimi i të cilës sipas mediave është ulur në vitin e fundit.

Nikos Thomaidhis, shef i sektorit të analizave në insitutin Grek të epidimiologjisë ka deklaruar se më shumë se 120.000 banorë të kryeqytetit të vendit Athinë, janë përdorues të rregullt të kokainës, një shifër alaramante, por që sipas tij është nën mesataren europiane.

Thomaidhis theksoi se shifra e përdoruesve të kësaj droge mund të jetë edhe më e madhe pasi një pjesë e mirë e zonave rezidenciale të kryeqytetit nuk janë të lidhura me rrjetin qëndror të kanalizimeve.

Lajme të tjera |  REPLIKAT- Farage ndryshon shifrat: 1 në 3 emigrantë në burg, do vij në Shqipëri! Rama: Shqiptarët s’janë mish i propagandës së Brexit

Numri i përdoruesve të drogave në vend është rritir ndjeshëm edhe për shkak të uljes së çmimit të kokainës në treg dhe lehtësisë që ajo hyn në vend. Ai kërkoi marrjen e masave urgjente pasi trendi i përdorimit të kokainës është në rritje, duke u shtrirë në të gjitha moshat.

Sipas tij, shifrat janë bërë shqetësuese që prej fillimit të pandemisë Covid në 2020 vit kur u shënua rritje drastike e përdoruesve të kokainës në vend duke u trefishuar në krahasim me para pandemisë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us