Armando Broja ka zhvilluar një ndeshje fantastike kundër Neëcastle dhe u përzgjodh në formacionin e javës së Premier League, pavarësisht asaj humbje 1-3. Sulmuesi ndieu pak shqetësime në fundin e ndeshjes, por nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar pasi sic thotë edhe vetë lojtari ndihet shumë mirë. Në një intervistë të fundit për faqjen e Burnley, Broja ka treguar se ka ndryshuar shumë në krahasim me më parë.
“Kur kam luajtur për herë të parë, është e lodhshme sepse e di sesa kërkuese është Premier League. është shumë e vështirë për çdo lojtar, është kampionat shumë fizik dhe është shumë e vështirë që të mbash ritmin në çdo ndeshje që të kesh vazhdueshmëri. Prandaj mora pak kohë që të ndërtohesha ashtu si duhej fizikisht, u stërvita cdo ditë, cdo javë, që të bëhesha më i fuqishëm dhe jam edhe më i shpejtë tani.
Dua të marrë pjesë në ndeshje, të driblojë, të krijojë shanse për të tjerët dhe për veten, por të jem gjithmonë aty duke luajtur futboll dhe jo vetëm që të pres shansin për të shënuar. Tani jam rritur shumë në krahasim me më parë dhe ndihem më mirë”, tha Broja.





