64 viktima nga tërmeti në Japoni, trupat e shpëtimit në luftë me kohën

Të paktën 64 vetë humbën jetën prej serisë së tërmeteve që goditën të hënën Japoninë. Trupat e shpëtimit po kërkojnë intensivisht për të mbijetuar.

Ka shkuar në 64 numri i viktimave që kanë humbur jetën nga tërmeti shkatërrimtar në Japoni dy ditë më parë.

Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë gjetur trupa të tjerë të pajetë nën rrënojat e ndërtesave.

Ky konsiderohet tërmeti më vdekjeprurës në Japoni deri më tani, që nga viti 2016.

Por autoritetet japoneze, përveç se janë në luftë me kohë, tashmë përballen edhe faktorin e klimës.

Në rajonin e goditur nga tërmeti, temperaturat janë shumë të ulëta ndërsa për orët në vijim janë parashikuar reshje të dendura të shiut.

Lajme të tjera |  Rreth 1 mijë e 200 lekë në qytet dhe 827 lekë në fshat/ Dalin shifrat se sa u rritën pensionet në 1 vit

Kjo rrit shqetësimin për të tjera rrëshqitje të dherave, gjë që mund të pengojë punën e ekipeve të kërkim-shpëtimit që kërkojnë për të mbijetuar nën gërmadha.

64 viktima nga tërmeti në Japoni, trupat e shpëtimit në

Mbi 33 mijë persona janë evakuuar nga shtëpitë e tyre, ndërsa në shumë zona të tjera ka mungesë të energjisë elektrike dhe të ujit.

Kryebashkiakët e qyteteve më të prekura nga tërmeti i kanë bërë thirrje qeverisë për të shpërndarë ndihma sa më shpejt dhe të pastrojnë rrugët, shumë prej të cilave janë bllokuar gjë që ka vështirësuar dërgimin e ndihmave ushqimore.

Tërmeti me magnitudë 7.6 goditi gadishullin Noto pasditen e së hënës.

Enti Meteorologjik paralajmëroi për këtë javë për tërmete të tjera të forta, sidomos gjatë dy ose tri ditëve të para pas lëkundjeve tepër të forta në ditën e Vitit të Ri.

Lajme të tjera |  Pas murtajës së bagëtive, shfaqet sëmundja e Brucelozës në Dibër, izolohen 2 familje

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us