Moti i keq në vend/ Paralajmërime për rrezik përmbytjesh dhe reshje dëbore, qarqet më të rrezikuara

Reshje të dendura shiu kanë përfshirë territorin shqiptar që prej ditës së djeshme, të cilat parashikohen të vijojnë edhe përgjatë datave 3 -7 Janar.

Instituti i Gjeoshkencave (IGJEO) pranë Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile parashikon se do të ketë përmbytje, ku në në qarqet Shkodër dhe Kukës mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave.

Në qarqet Lezhë, Dibër, Durrës, Tiranë dhe Elbasan priten reshje mesatare deri lokalisht intensive shoqëruar me shtrëngata.  Gjithashtu, përveç shiut, në zonat malore do të ketë edhe reshje dëbore.

Parashikimi i rrezikut nga përmbytjet 

Sot pasdite (e premte, 02 janar) dhe nesër (e shtunë, 03 janar) priten reshje me intensitet të lartë, kryesisht në veri dhe qendër të vendit. Në qarqet Shkodër dhe Kukës, gjatë ditës së nesërme mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje dherash. Në zonat urbane të këtyre qarqeve mund të shfaqen përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së sistemit të kanalizimeve. Sipas llogaritjeve të IGJEO përgjatë datave (3 -7 Janar 2026) priten reshje intensive, kryesisht në veri dhe jug të vendit. Këto reshje do të sjellin rritje të rrezikshme të prurjeve dhe niveleve në lumenjtë Drin-Buna, Liqeni Shkodrës, lumi Mat, Shkumbin dhe Vjosë.

Sot pasdite (e premte, dt. 02) dhe nesër (e shtunë, dt. 03) priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Shkodër dhe Kukës, ndërsa në qarqet Lezhë, Dibër, Durrës, Tiranë dhe Elbasan priten reshje mesatare deri lokalisht intensive shoqëruar me shtrëngata. Në qarqet e tjera priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare. 

Nesër (e shtunë, 03 janar) priten temperaturat minimale dhe maksimale: 

Bregdet: 10 / 16 °C 

Vendet e ulëta: 7 / 15 °C 

Vendet malore: 3 / 11 °C

Lajme të tjera |  "Mos do ndonjë post nga Edi Rama ti?!"/ Rakipi pyet troç Spahon pas qëndrimeve kur u largua nga PD

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us