Duel shqiptarësh në Premier League, Armando Broja “sfidon” sulmuesin 28 milionësh (FORMACIONET E MUNDSHME)

Pas pak orësh do të zbresin në fushën Brighton dhe Burnley, ndeshje e vlefshme për javën e 20-të në Premier League. Ky takim do të jetë edhe një duel shqiptarësh. Te “Pulëbardhat” me shumë gjasa do zbres nga minuta e parë Brajan Gruda.

Sulmuesi me origjinë shqiptar është 21 vjeç dhe kartoni i tij sipas “Transfermarkt” arrin deri në 28 milionë euro. Trajneri i Kombëtares Sylvinho, ka kohë që e ka shprehur dëshirën për ta marrë në gjirin e kuqezinjëve Grudën, ama deri tani pa sukses.

Te Burnley, sipas parashikimeve në majë të sulmit do të jetë Armando Broja, ylli i Shqipërisë. Për të besuarit e Scott Parker, fitorja ka marrë “korinzën” e detyrimit, 10 ndeshje pa triumf në kampionat, të parafundit në tabelë me 12 pikë.

Duel shqiptarësh në Premier League, Armando Broja “sfidon”

Formacionet e mundshme/ Brighton – Burnley
Lajme të tjera |  Benfica "zyrtarizon" Mourinhon te Real Madrid, ja sa do të përfitojnë nënkampionët nga prishja e kontratës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us