Burnley i “dorëzohet” Armando Brojës, Brajan Gruda gati për “aksion” (FORMACIONET ZYRTARE)

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Brighton – Burnley, e cila do të nis prej orës 16:00 në stadiumin “Amex Stadium”, me kapacitet mbi 31 mijë vende.

Trajneri Scott Parker i ka besuar nga minuta e parë sulmuesit të Kombëtares Armando Broja. Burnley kërkon të kthejë “pllakën” e rezultateve negative dhe të marrë fitoren që mungon prej 10 ndeshjesh radhazi.

As Brighton nuk po përjeton formë të mirë, asnjë fitore në 5 takimet e fundit. Trajneri i “Pulëbardhave” Hurzeler ka hedhur në fushë si titullar sulmuesin me origjinë shqiptare Brajan Gruda. Si Broja, ashtu edhe Gruda, kanë nga 1 gol dhe 1 asist në Premier League pas 20 javësh.

Burnley i “dorëzohet” Armando Brojës, Brajan Gruda gati

Formacionet zyrtare
Lajme të tjera |  Botërori “përmbys” pankinat! Ja 15 trajnerët e “rënë” që nuk do të rikthehen më te skuadrat e tyre (LISTA)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us