VIDEO/ Ndërhyrje e EGËR ndaj shqiptarit, Armando Broja SHPËRTHEN kundër arbitrit

Po luhet pjesa e parë mes Brighton dhe Burnley, e “gozhduar” në shifrat 1 – 0, goli i Rutter (29′), java e 20-të në Premier League. Ndeshja ka nisur me duele të forta dhe përplasje të ashpëra.

Minuta e 2-të, sulmuesi i Kombëtares Armando Broja vihet në lëvizje për të fituar topin e parë ndaj mesfushorit Yasin Ayari. Në kushtet kur suedezi e kishte të pamundur në duel shpejtësi me Brojën, zgjodhi “rrugën” më të thjeshtë, ndërhyrjen nga mbrapa.

Edhe pse arbitri Tim Robinson e kishte pamjen e qartë, sinjalizoi vetëm faull, asnjë ndëshkim ndaj suedezit Ayari. Kjo situatë bëri që 24-vjeçari shqiptar të revoltohej dhe të shpërthente ndaj kryesorit.

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ Thashethemi që po trazon Interin, Kristjan Asllani vetëm 1 minutë larg 5 milionë eurove

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us