VIDEO/ Përmbysje e “çmendur” në derbi, ekipi i Nedim Bajramit “SNAJPER”

Është mbyllur derbi më i madh në Skoci dhe ndër më të zjarrtët në Evropë mes Celtic e Rangers në “Celtic Park”. Fitorja i shkoi Rangers me përmbysje 3 – 1. Golin e parë të ndeshjes e shënoi Yang Hyun-Jun për Celtic në minutën e 19.

Pjesa e parë u mbyll me këto shifra. Në fraksionin finale të ndeshjes, të besuarit e Danny Rohl befasuan. Dopieta e Chermiti (50’ 59’) dhe Moore (71’) përmbysën gjithçka. Edhe pse Celtic dominoi në çdo aspekt, fitorja dhe pikët i shkuan Rangers.

Fakt në këtë duel është se miqtë e goditën portën rivale në total 4 herë dhe shënuan 3 gola, “snajper”.  Sulmuesi i Kombëtares Nedim Bajrami vazhdon të jetë jashtë fushave të blerta, shkak dëmtimi.

Lajme të tjera |  “Është bukur të shohësh Spanjën teksa luan”, ish-trajneri i Kombëtares, Reja analizon finalen e Botërorit: Argjentina? Ata u përpoqën të...

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us