Nisin bisedimet, futbollisti shqiptar drejt transferimit në SHBA

Futbollisti shqiptar i Kosovës, Meriton Korenica, pritet të vazhdojë karrierën në SHBA. Këto janë raportimet e fundit që vijnë nga Rumania. Bëhet me dije se pronari i CFR Kluzh, Nelutu Varga është në negociata të avancuara me DC Junajtid për shitjen e Korenicës.

Edhe pse marrëveshja nuk është mbyllur ende, burime pranë klubit bëjnë të ditur se shanset për realizimin e saj janë shumë të mëdha.

Korenica u bashkua me Kluzhin rreth një vit e gjysmë më parë nga Manisa dhe ka qenë një nga lojtarët më të qëndrueshëm të skuadrës. Gjatë këtij sezoni, ai ka realizuar 6 gola dhe ka regjistruar 7 asistime në 29 paraqitje në të gjitha kompeticionet.

Lajme të tjera |  Maran në “gjurmët” e De Biasit dhe Sylvinhos te Shqipëria! Humbja, “ogur” për të shkruar historinë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us