VIDEO/ Maduro mbërrin i buzëqeshur në zyrat e DEA-s, përshëndet agjentët: Gëzuar Vitin e Ri

Pas arrestimit të bujshëm të presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, nën urdhër të Presidentit Donald Trump, janë publikuar pamjet më të reja nga shoqërimi i tij nga forcat speciale amerikane.

Në videon e publikuar, Maduro shihet i shoqëruar nga dy agjentë federalë, teksa me pranga në duar hyn në zyrat e DEA-s në Manhattan. Edhe pse në një situatë aspak të lehtë për t’u përballuar, ai duket i buzëqeshur dhe dukshëm i qetë, teksa iu drejtohet agjentëve me fjalët: “Mirëmbrëma, gëzuar Vitin e Ri.” 

Sipas informacioneve, ai është transportuar fillimisht në New York, ku është dorëzuar zyrtarisht autoriteteve federale amerikane dhe pritet të përballet me procedurat e para ligjore.

VIDEO/ Maduro mbërrin i buzëqeshur në zyrat e DEA-s,

Momente kur Maduro mbërrin në zyrat e DEA-s

Ndërkohë kujtojmë se Presidenti Donald Trump ishte u pari që publikoi pamjet e para nga arrestimi i Maduros, pas arrestimit  të tij dhe të bashkëshortes nga forcat speciale amerikane Delta Force, ku ai shihej u veshur në kostum Nike dhe me syve, teksa duart i kishte në prangat e forcave amerikane.

Lajme të tjera |  Shtyhet gjyqi! Veliaj dhe Xoxa mungojnë në GJKKO, edhe avokati Ndreca nuk paraqitet, gjobë 50 mijë lekë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us