Masat e rrepta/ Emigracioni në Itali, hiqen 355 leje qëndrimi, dëbohen 5 emigrantë shqiptarë

5 emigrantë shqiptarë janë dëbuar nga Italia për shkak të precedentëve penalë dhe mungesës së kushteve ligjore për qëndrim të rregullt. Lajmi është bërë i ditur nga mediat italiane.

Një tjetër shqiptar 26 vjeç, me precedentë penalë, u ndalua në qendër të qytetit duke mos pasur leje qëndrimi, duke u përfshirë gjithashtu në procedurat e dëbimit.

Një emigrant shqiptar 32-vjeçar u ndalua nga Policia Hekurudhore pasi tentoi të vidhte bagazhin e një udhëtari tjetër dhe u dëbua nga territori italian.

Lajme të tjera |  Erion Braçe ankohet për sulmet me vezë ndaj deputetëve: Pak kohë më parë këtu të vrisnin po të dilje në protestë, tani...

Mes rasteve të tjera përfshihet edhe një shqiptar 28-vjeçar i arrestuar në zonën e Lenos për trafik droge, si dhe një shqiptar 39-vjeçar që kishte përfunduar dënimin me burg dhe u dëbua menjëherë pas lirimit.

Autoritetet raportojnë edhe për një shqiptar 22-vjeçar me precedentë për vjedhje banesash, rezistencë ndaj forcave të rendit dhe plagosje, i cili u deportua nga territori italian.

Autoritetet kanë hequr gjithsej 355 leje qëndrimi për emigrantë të shpallur non-grata në këtë zonë të Italisë. Të gjitha masat janë marrë me vendim të Shefit të Policisë së Brescias, Paolo Sartori, në kuadër të operacioneve të sigurisë dhe verifikimeve të statusit të qëndrimit, ndërsa për rastet në fjalë është zbatuar procedura e dëbimit dhe riatdhesimit drejt Shqipërisë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us