Vrasja e Ardian Nikulajt, portugezi Ruben Saraiva me anti-plumb në gjyq: Më rrezikohet jeta!

Portugezi Ruben Saraiva u la në burg nga Gjykata e Lezhës, ku edhe doli i pandehur për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj. 28-vjeçari i ekstraduar nga Maroku dje për tu përballur me drejtësinë shqiptare, ka qenë i veshur me antiplumb gjatë seancës gjyqësore për rivlerësimin e masës së sigurisë të vendosur ndaj tij në mungesë, me pretendimin se ishte i frikësuar për jetën e tij.

“Kam frikë për jetën time. Sa më gjatë të qëndroj në Shqipëri jam i rrezikuar,”- ka dhënë ai gjatë seancës, duke e mbyllur me aq përgjigjen e tij ndaj drejtësisë shqiptare. Madje ka refuzuar që të japë gjeneralitetet e tij të plota. Pas seancës gjyqësore, 28-vjeçari portugez u dërgua në Burgun e Reçit në Shkodër, ku edhe po mbahet në masa të rrepta sigurie.

Lajme të tjera |  Korriku nis me mot të nxehtë në të gjithë territorin! Ja qyteti ku sot termometri do të shënojë 40 gradë

Ruben Saraiva u esktradua nga Maroku në Shqipëri në 31 dhjetor 2023, pasi u vendosur në pranga në muajin maj në vendlindjen e tij, disa javë pas vrasjes së kreu në Lezhë. Për vrasjen e Ardian Nikualjt në Britaninë e Madhe janë arrestuar edhe pjesa tjetër e grupit kriminal, Edmond Haxhia, Stephen Hunt, Thomas Mithan, Harriet Bridgeman dhe Harry Simson, për të cilët akoma nuk ka një vendim ekstradimi për në Shqipëri.

Porositës për vrasjen e Nikulajt dyshohet të jetë Edmond Haxhia, i cili prej vitesh jeton në Britaninë e Madhe.

Vrasja e Nikulajt pasoi disa ngjarje të tjera kriminale të cilat janë ende pa autor. Në korrik të këtij viti në Balldre të Lezhës u ekzekutua Nikolin Lekstakaj, ndërsa më 4 dhjetor u ekzekutua me breshëri plumbash Etjan Nikulaj, djali i xhaxhait të Ardian Nikulaj, teksa po lëvizte me automjetin e tij fuoristradë ML në aksin rrugor Lezhë-Milot. Pista kryesore e hetimeve të këtyre ngjarjeve është ajo e gjakmarrjes mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj.Ardian Nikulaj u ekzekutua brenda lokalit të tij në Shëngjin të Lezhës, kur portugezi Saraiva, me skafandër në kokë dhe i veshur me jelekë kamuflazhi, hyri dhe qëlloi disa herë me pistoletë duke e lënë të vdekur në vend.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us