Berisha: Ramaduro, jep dorëheqjen dhe mos harro kurrë 20 shkurtin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i kërkoi sërish Kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen, duke e krahasuar me presidentin e rrëzuar nga pushtetit të Venezuelës, Nicolas Maduro.

“Pavarësisht nga pretendimet e Edi Ramës se nuk ka vend për ndërhyrjen e Delta Forcës, pasi sipas tij, Shqipëria nuk është Venezuelë dhe nuk ka naftën e Venezuelës, e vërteta është se Shqipëria, në disa aspekte është Venezuelë tipike. Nuk ka rezervat botërore të naftës, por Ramaduro dhe Maduro janë si një pikë uji të pistë të ndarë në mes.

Ndaj dhe i them edhe njëherë jep dorëheqjen menjëherë. Jep dorëheqjen sepse do të tërheqin dhe mos harro kurrë 20 shkurtin se çfarë dinë të bëjnë shqiptarët me kultet e rreme, me kultet satanike. Pra, jep dorëheqjen”, u shpreh Berisha.

Lajme të tjera |  Paketa e Maleve, Rama nga Thethi: S'ka anulim. Do të sqarojmë të gjitha të pavërtetat

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us