Tifozët e Tiranës vënë “duart në kokë”, Redon Xhixha nuk do të luajë me bardheblutë (ARSYEJA)

Redon Xhixha padiskutim deri më tani është goditja më e bujshme dhe “big” e Superiores. Tirana ia doli me sukses të rikthente në kryeqytet një nga futbollistët që ka lënë gjurmë si bardheblu.

Padiskutim që me rikthimin e Xhixhës, kryeqytetasit kanë siguruar “golat”, me ish-in e Laçit që ditën e djeshme u prezantua edhe zyrtarisht te Tirana. Menjëherë nisi stërvitjen nën urdhrat e Ardian Nuhiut, i cili po përgatit ekipin për duelin e Kupës së Shqipërisë.

Tirana do të përballet me Skënderbeun ditën e shtunë në orën 13:00 në “Selman Stërmasi”, por në këtë përballje nuk do të mbështet te shërbimet e Xhixhës. Kjo pasi futbollisti ende nuk ka marrë lejëkalimin zyrtarë dhe në këtë mënyrë i duhet të presë edhe disa ditë.

Lajme të tjera |  Futbolli anglez në zi! Ndahet nga jeta ish-sulmuesi, fitoi dy herë “Topin e Artë”

Siç dihet sulmuesi ka prishur kontratën me ish-klubin e tij tashmë, CR Belouizdad dhe tani pret që të marrë dokumentat për të zbritur në fushë me Tiranën dhe për të debutuar në aventurën e dytë si bardheblu.  Padiskutim që mos aktivizimi i tij me Skënderbeun do të ketë mërzit paksa tifozët të cilët presin të shikojnë sërish Xhixhën e dikurshëm në fushë dhe të ndihmojë skuadrën me gola.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us