“Goditje” por jo në fushën e futbollit, Uzuni ndan me ndjekësit ARRITJEN e tij të re (POSTIMI)

Sulmuesi i Kombëtares, Myrto Uzuni përpos paraqitjes së mirë në fushë, po shijon edhe sukseset dhe momente e bukura jashta saj. Duke kujtuar kështu gëzimin e disa ditëve më parë kur martoi motrën e tij, ndërsa së fundmi ka surprizuar me hapin e radhës.

Kësaj herë Uzuni ka bërë një investim të ri në sekoin e shërbimeve dhe turizmit. Sulmuesi ka njoftuar blerjen e një hoteli në Sun Palas, të cilin ka zgjedhur dhe t’a quaj “Uzuni Hotel”.

“Goditja” e tij, e cila kësaj herë nuk i takon fushës së sportit por asaj të biznesit u tregua nga vetë futbollisti me anë të një postimi në rrjetin social “Instgram”. Foto të cilën e ka shoqëruar edhe me shkrimin: Me familjen pranë dhe zemrën plot, sot finalizova blerjen e një hoteli në Sun Palas.

Lajme të tjera |  Ia “rrëmbeu” Italisë për t’i dhënë debutimin me Kombëtaren shqiptare, Rolando Maran bën “bingo” me talentin e së ardhmes

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us