Nga “bardheblu” në të “kuq”, Ibraimi REAGON si Drejtor Sportiv i Partizanit: Gati për sfidën e radhës! (FOTO)

Agim Ibraimi ka reaguar për herë të parë, pas zyrtarizimit të tij si Drejtori Sportiv i Partizanit. Me një foto krah presidentit Gaz Demi, Ibraimi shihet të jetë gati për misionin e tij.

“Me guxim. Gati për sfidën e radhës”, shkruan Ibraimi në rrjetet sociale. Kujtojmë se 37-vjeçari nga Tetova merr kështu vendin e Arbër Abilaliajt, i cili ndau rrugët me “Demat e Kuq”, disa muaj më parë.

Kështu, Ibraimit i është besuar merkato e janarit, në të cilët do t’i duhet të punojë fort për një organikë që do të synojë titullin kampion.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Dështoi në Botëror, Federata shkarkon trajnerin e kombëtares

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us