FOTO/ Krah trajnerit Kërnaja dhe menaxherit, Agim Ibraimi zbret në fushën e “Arenës së Demave”

Agim Ibraimi u prezantua sot si Drejtori Sportiv i ri i klubit të Partizanit. Kështu, 37-vjeçari me origjinë nga Tetova merr vendin e Arbër Abilaliajt, i cili u largua disa javë më parë.

Ndërkohë para pak minutash, klubi i Partizanit ka publikuar disa foto ku drejtori Ibraimi shihet të ketë zbritur në fushën e blertë të stadiumin “Arena e Demave”. Aty, tetovari është prezantuar me stafin dhe lojtarët, i shoqëruar nga trajneri Oltijon Kërnaja dhe menaxheri i ekipit Amarildo Dajlani.

POSTIMI:

Agim Ibraimi i është bashkuar ekipit në seancën e sotme stërvitore. Drejtori sportiv i Partizanit është prezantuar me stafin teknik dhe lojtarët në ambientet e stadiumit “Arena e Demave”. Të shtunën, skuadra do të përballet me Burrelin, takim ky i vlefshëm për turin e 1/8 të Kupës së Shqipërisë.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Vllaznia i “pret krahët” trajnerit Edi Martini, i largon “benjaminin” nga skuadra! Nuk shpëton as mesfushori titullar

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us